“Rama nuk largohet paqësisht, vetëm me përplasje”

Shqipëria

“Rama nuk largohet paqësisht, vetëm me përplasje”

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:33
Edi Rama

E diela e 2 qershorit shënoi protestën e shtatë kombëtare të opozitës, por largimi i Edi Ramës si kryeministër duket ende larg.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, thotë se opozita duhet ti përgjigjet Ramës me të njëjtën gjuhë që përdor ai ndaj protestuesve.

Doda: Do të duhet ti përgjigjemi kryeministrit me të njëjtën gjuhë që ai përdor ndaj protestuesve. Nëqoftëse kemi përballë një mur që nuk kupton asgjë nga mijëra vetë që mbushin bulevardin, nëse do të vazhdojë të hedhë gaz lotsjellës, gaz vrasës që dëmton qelizat e njeriut, atëherë do të duhet ti përgjigjemi me të njëjtën mënyrë.

Për Dodën ndërkombëtarët janë të njëanshëm në qëndrimet e tyre.

Sipas saj, Ramqa nuk largohet paqësisht por vetëm me përplasje.

Doda: Janë krejtësisht të njëanshëm as nuk interesohem të dëgjoj se kush do të jetë deklarata e radhës se e di tashmë. Kanë heshtur dhe kanë mbyllur sytë kur Shqipëria u bë det me drogë. Mund të ketë interesa të caktuara. Shqipërinë dhe problemet e Shqipërisë do të duhet ti zgjidhim ne vetë. Sot emrat më të mëdhenj të krimit janë duke u liruar se nuk ka gjykata. Nuk ka alarm më të madh për ne sesa të ngrihemi për të rrëzuar me çdo lloj mënyre këtë regjim autokratik. Nuk jam nga ata që mendoj se Edi Rama do të ikë paqësisht. Nuk njeh gjuhë tjetër. I kemi dhënë qindra dhe mijëra mesazhe qytetare, del të nesërmen dhe tallet. E vetmja mënyrë është përplasja.

E pyetur nëse gjithë kjo situatë mund të shkojë deri në konflikt civil, ajo ka këtë koment:

Doda: Mendoj se nuk do të shkojmë deri në konflikt civil. Rama nuk ka PS sepse nuk e solli asnjëherë në pushtet PS. Ka një klikë të rilindjes me të cilën ndan tepsinë e tij.PS është po kaq në opozitë sa ç’është opozita sot.Ky vend po zhbëhet dhe nuk kemi një atdhe tjetër rezervë. Opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë dhe as pushtet me dhunë, ka kërkuar një sistem normal ku vota nuk vidhet dhe nuk tjetërsohet.

Doda foli edhe për videon e sherrit mes protestueve ku mbeti i plagosur Ymer Çela dhe djali i tij Erion Çela.

Doda: Nuk është rasti i vetëm që ka inskenime të tilla në një protestë ku janë mijëra njerëz por di të them se skenari me të cilin u procedua sot dhe gjoja demaskimi i opozitës ishte një nga gjërat e shëmtuara siç mund të ketë ndodhur edhe në vitin ’46 me armët e françeskanëve. Përrallat e kryeministrit kam kohë që nuk i dëgjoj.

Sa i takon takimeve të zotit Basha dhe presidentit Meta në Gjermani, Doda thotë se zgjidhja finale do të vijë nga aktorët politikë në vend.

Doda: Pritet të qartësohet situata politike në vend.Gjermania është gjithmonë dhe më e parnishme në rajon ndaj mendoj që do të jetë një vizitë që do të ketë rëndësinë e saj. Por mendoj se problemin në fund fare e zgjidhim ne shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat