Tirana solidarizohet me banorët e Korçës të prekur nga tërmeti, dhurata edhe nga Erioni dhe Arjola

Shqipëria

Tirana solidarizohet me banorët e Korçës të prekur nga tërmeti, dhurata edhe nga Erioni dhe Arjola

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 09:32
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës dhe qytetarët janë solidarizuar për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë dhe që jetojnë në çadër.

Nga dje shumë qytetarë kanë sjellë ndihma bazike në shenjë solidariteti për familjet që jetojnë në çadër.

Jane  organizuar tre kamionë dhe gjatë ditëve në vijim do të çojmë të tjerë.

Kesaj nisme solidariteti iu bashkua familjarisht edhe Erion Veliaj, kandidati për mandatin e dytë të kryebashkiakut të Tiranës. 

"Ne besojmë në parim një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka nevojë për ndihmë Korça, nesër e ka nevojë Tirana. Unë dhe Arjola si prindër të një bebi të vogël kishim merak fëmijët dhe dhurata jonë modeste ishte qumësht, panolina, biberon. Një nga vendimet e Këshillit Bashkiak do të jetë një fond solidariteti për ndërtimin shtëpive"

Stenda do të qëndrojë e hapur gjatë ditës dhe secili mund të bëjë një ndalesë dhe të solidarizohet me banorët e prekur nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat