Mega-operacioni “One If By Land”, shkon në Gjykatë dosja me 51 të pandehur

Shqipëria

Mega-operacioni “One If By Land”, shkon në Gjykatë dosja me 51 të pandehur

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:59
Foto

51 të pandehur kanë përfunduar në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të mega-operacionit “One If – By Land”

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në Gjykatë, ku pjesë e materialeve të dorëzuar janë dhe 450 CD me përgjime dhe prova të tjera.

Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë, kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerike dhe Kanada. Ndërkohë për trafikimin drejt Anglisë, ata kërkonin deri në 10 mijë paund.

Mbi të gjithë të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë operacionin u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin  autoritet amerikane dhe ato kanadeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat