Hauptmann: Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar

Shqipëria

Hauptmann: Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:27
Mark Hauptmann

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, filloi sot paradite një seri takimesh intensive në Parlamentin Gjerman (Bundestag) po ashtu edhe me përfaqësues të Qeverisë gjermane.

Takimet në Bundestag janë me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.

Në grupin e CDU/CDU, Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer.

Qëllimi i këtyre takimeve është angazhimi lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.

Në takimin me Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit të Komisionit Europian.  Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformës në Drejtesi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës Europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër. Ai rishprehu qëndrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. “Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia”, tha ai. Por nuk është e drejtë, sipas tij, të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik.

Në takimin me Nikolas Lobel dhe Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Muller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë plotësuar detyrat e lëna nga qershori i vitit të shkuar në Këshillin Europian. “Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019”, tha ai.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat