“Rama dhe Basha, liderët e arsyes së humbur”

Shqipëria

“Rama dhe Basha, liderët e arsyes së humbur”

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:36
Irena Beqiraj

Ish.zëvëndës ministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se liderët e sotëm të partive politike kryesore janë lider të arsyes së humbur.

Beqiraj: Unë mendoj se sistemin nuk mund ta shkatërrojë një njeri i vetëm. Fakti që Basha e ka gjetur kush është problemi, nuk do ta zgjidhë duke rrëzuar këtë sepse nëse në vend të Ramës mund të vijë një Iren që mund të jetë shumë me e rrezikshme.

Ajo që duhet të kuptojë Basha është që ne duhet të rrezgullojmë sistemn, për këtë arsye gjithë ato protesta në narrativë, besoj në sytë e popullit gri, është greu prif të ulet hoxha. Ne nuk kemi ne vojë të ndryshojmë priftërinjë dhe hoxhallarët, ne kemi ne vojë që bëjmë zgjedhje të ndershme, të përfaqësohemi.

Demokracia nervin e vet ka përfaqësimin dhe bazën e vet ka ndarjen e pushteteve dhe jo akumulimin e vet. Sot kemi një demokraci e cila është e ka të gjkthë pushtetin të pozicionuar në liderin e mazhorancës. Sot është PS, nesër mund të jetë një parti tjetër.

Ne i kemi provuar këto histori me kohë. Për këtë arsye i quaj liderët e arsyes së humbur sepse nuk mund të rrinë nëpër llogore dhe njeri të thotë sistemi është në rregull dhe ky do vendin tim dhe tjetri të thotë që ky është përgjegjësi i kësaj situate dhe duhet të iki ky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat