Peshkatarët e Fierit zbulojnë trupin e pajetë të një gruaje

Shqipëria

Peshkatarët e Fierit zbulojnë trupin e pajetë të një gruaje

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:43
Ilustrim

Një grua në moshë të thyer u gjet e vdekur pasi disa peshkatarë e hasën gjatë peshkimit sot në Fier.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ndërnënas, Libofshë, në bregun e detit ku sonte në mbrëmje është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë.

Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.

Policia tha se u bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nuk ka konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së të ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat