Parashikimi i sotit për sot dhe nesër

Shqipëria

Parashikimi i sotit për sot dhe nesër

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetënë ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ifluencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të pastabilizuar.

E Mërkurë 05 Qershor  2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare  të pasuara nga rreshje shiu të herpasherëshme në formën e stuhive të lokalizuara. Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   13/22°C 

Zonat e  ulëta  16/26°C

Zonat  bregdetare 16/25°C

Kosova për ditën e mërkurë 5 qershor 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu lokale . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C  në mëngjes deri në 22°C gradë Celcius në mesditë.

E enjte 6 qershor  2019

E enjte, 6 qershor 2019,  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri  mesatare në zonat malore të pasuara mjegull në zonat luginore. Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   13/26°C 

Zonat e  ulëta  16/29°C

Zonat  bregdetare 16/28°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat