Avdylaj telefonon vëllanë e deputetit të PS: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Shqipëria

Avdylaj telefonon vëllanë e deputetit të PS: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga BILD është edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndranxhin.

Sipas BILD, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Si dëgjohet në bisedën telefonike, Avdylaj e pyet të vëllain nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.

Përgjimi

Ndranxhi: Tito, të rujt zoti

Avdylaj: Si je, ç’kemi?

Ndranxhi: Mirë

Avdylaj: Ca bohet?

Ndranxhi: Hic o mirë, ja ktu, me cunin, si jeni?

Avdylaj: Asgjë vllai, mirë mo kalojmë vllai, të mora për të pyet a e kanë thirrë gjë, a ndonjë gjë, a akoma?

Ndranxhi: Për ku?

Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje, ndonjë gjë vllait apo jo?

Ndranxhi: Jo mo, ai thotë që do takohen. Ai tha, Juli ka folur dhe do takohen nesër. E mori në telefon mbrëmë dhe i tha do takohen me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj: Po

Ndranxhi: Edhe pastaj do takohen me atë. Po me Gjushin në fakt do takoheshin për punë pune, si nga ana e punës…

Avdylaj: Ehe, ok, ok, ja unë po pres më një fjalë, ja nesër, pasnesër. Ai (Doko) më tha mua . Unë, ne me një fjalë e kena në xhep,  si me thënë a e kupton vllain tat?

Ndranxhi: Po, po,

Avdylaj: Ne po presim, ai më tha mua, deri më 25, ishte edhe Eltoni(Arbana) aty, Eltonin  e vuni, o të 10 o të 11 i tha Eltonit,

Ndranxhi: Arbanës e? Epo mirë

Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjja ime, me njerëz, nuk kam dalë në Pazar, po jam tu taku njerëz cdo njeri që ashtu, e kam shumë ashu dhe do të jemi shumë të nderum dhe nga ai sipër që do të na shofi me një kshu, do ti japim një 10 me zero që edhe ai vetë të habitet

 Ndranxhi: Bëji një telefon Julit, mos pini një kafe aty te puna, ti e ke numrin e Julit

Avdylaj: Po e kam, i bëj vetë pa merak

Ndranxhi: Hajt pra, gjithë të mirat

Avdylaj: Ia kalofsh mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat