Berisha: Përgjimet e “Bild”, shpartalluan Ramën dhe narkoshtetin

Shqipëria

Berisha: Përgjimet e “Bild”, shpartalluan Ramën dhe narkoshtetin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:04
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me audio-përgjimet e gazetës gjermane ‘Bild’, ku dëgjohet Astrit Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut, duke biseduar për blerje votash.

Në njërën prej audiove ai dëgjohet duke folur edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Gazeta gjermane ‘Bild’, më e madhja në Europë shpartallon Ramën dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për herë të parë përgjimet të cilat faktojnë se bosi i mafies dhe vrasësi Astrit Avdyli cakton deputetët dhe fitoren e tyre”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat