Luan Omari, akademiku më jetëgjatë merr Çmimin e Karrierës

Shqipëria

Luan Omari, akademiku më jetëgjatë merr Çmimin e Karrierës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:07
Luan Omari

Akademia e Shkencave ka ndarë çmimet vjetore shkencore 2018. Akademiku më i madh në moshë, Luan Omari është vlerësuar me çmimin e karrierës, ndërsa Jani Vangjeli, Belisa Muka Giuseppe Lepore dhe një grup autorësh janë vlerësuar me çmimet Radovicka, Çabej dhe kërkuesi i ri më i suksesshëm.

Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në Shqipëri mori këtë vit çmimin e karrierës. Akademia e Shkencave nderoi me këtë çmim, profesorin  e nderuar i cili është edhe një nga themeluesit e këtij institucioni në vitin 1972. Për Omarin, ky çmim është një nder.

Luan Omari: Për aq sa mundem do mundohem, ato forca që më kanë mbetur ti kushtoj për të mirën e akademisë tonë.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se Luan Omari është një krenari për çdo brez.

Skënder Gjinushi: Është një nga baballarët e Akademisë së Shkencave dhe nuk është akademia që vlerëson profesorin, por është profesori që vlerëson akademinë duke pranuar këtë çmim.

Akademia e Shkencave në çmimet vjetore për vitin 2018 vlerësoi  botimin “Atlas i Florës së Shqipërisë” nga akademiku Jani Vangjeli me çmimin Radovicka.

Çmimi Çabej iu akordua një grupi autorësh, me veprën “Historia e Shqiptarëve gjatë Shekullit të XX. Ndërsa çmimi “Kërkuesi i ri më i suksesshëm i shkoi profesorëve të associuar Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore, me veprën e tyre në zbulimet e bëra në fshatin Finiq për shekullin e 2 dhe të tretë para erës sonë.

Çmimet e mëdha kombëtare vjetore zhvilluan edicionin e tyre të tretë duke nxitur kështu shkencëtarët të jenë konkurrues dhe inovativë në fushën e kërkimit shkencor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat