Skema e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, në pranga një punonjës policie - Bota Sot
Skema e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, në pranga një punonjës policie

Shqipëria

Skema e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, në pranga një punonjës policie

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:53
Foto

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bashkë me prokurorinë kanë zbuluar skemën e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një punonjës policie.

Hetimet e kryera zbuluan se si disa shtetas që aplikonin për përfitimin e certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve ishin pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademinë e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime.

Njoftimi

Shkodër – Zbulohet skema e mashtrimit me Certifikatat për SHPSF, procedohet një punonjës i Policisë

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve disa mujore zbuluan dhe goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve.

Hetimi zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër.

Në vijim të procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër.

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj shtetasve që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni në subjektet e SHPSF.

SHÇBA nxit e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...