Vetting-u/ KPK kalon “në sitë” kryetaren e Gjykatës Tiranë

Shqipëria

Vetting-u/ KPK kalon “në sitë” kryetaren e Gjykatës Tiranë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:00
Foto

Sot para KPK-së ishte Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës Tiranë.

Nga seanca dëgjimore për Enkeledi Hajro në KPK, për pasurinë u konstatua se:

ILDKPKI: ka pasaktësi në deklarim, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rreme.

Deklarim i pasaktë konsiderohet mosdeklarimi i një kërkese për legalizim nga bashkëshorti

– apartament 46.6 m2 marrë nga enti i banesave në ’98 si ish-të përndjekur politikë. 1/2 pjesë takuese. E privatizuar falas.

– njësi tregtare 22 m2 Shkodër e blere ne 1992 nga dega e agjensisë së privatizimit shkodër 4000 leke.

– ap. 85 m2 në Tiranë, bashkëpronësi me bashkëshortit. Kredi 70 mijë euro në bankë të nivelit të dytë. Vlera e deklaruar e ap. 83 mijë euro.
Hajro ka shpjeguar per KPK se vlera reale e blerjes se apartamentit ka qene 70 mijë euro por ramë dakord që në kontratë të shkruhet 82 mijë euro, për efekt të kredisë.

– makine “Hunday” vit prodhim. 2007, pronë e bashkëshortit, blerë me leasing në 2015, 20 mijë euro.

– makine A Class në përdorim nga një i afërm.

– llogari bankare e bashkëshortit 44 mijë lekë

– dy kontrata kredie me afat 20 vjeçar në shumë 3.6 mln leke dhe një kredi shtetërore 5 mln lekë për blerjen e apartamentit

– overdaft 172 mijë lekë në një bankë të nivelit të dytë

– kartë krediti në emër të bashkëshortit në vlerën 100 mijë lekë.

– komisioni vlerëson se në disa vite subjekti ka pamundësi likuiditeti. Për vitet 2007, 2010, 2014 dhe 2015 ka mungese burimesh financiare.

Për figurën

DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Hajros për vijimin e detyrës.

Ndërkohë Hajro ka thënë se gjetjet problematike i përkasin kohës kur ajo nuk ka qenë gjyqtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat