Sfida ndaj fake news, Leyla Moses-Ones: Keqinformimi kërcënon mediat

Shqipëria

Sfida ndaj fake news, Leyla Moses-Ones: Keqinformimi kërcënon mediat

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:33
Leyla Moses Ones

Keqinformimi dhe propaganda po kërcënojnë median. Ishte ky shqetësimi i ngritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes së ngarkuarës me punë Leyla Moses Ones. Ajo apeloi gazetarët të kenë më shumë kurajë për të mbrojtur lajmin e vertetë.

Më shumë kurajë për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën ka kërkuar e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë.

Leyla Moses Ones thotë se keqinformimi dhe propaganda kërcënojnë mediat e pavarura në mbarë botën.

Leyla Moses Ones: “Media e bazuar në fakte është themel i demokracisë. Media duhet të tregojë të vërtetën, keqinformimi dhe propaganda kërcënojnë mediat e pavarura kudo në botë. Këto fenomene mund të jenë përçarëse në Ballkan. Shqyrtimi i fakteve luan një rol vendimtar ndaj SHBA vitet e fundit ka investuar në gazetarinë investigative.”

Deklaratat diplomatja amerikane i bëri gjatë një aktiviteti me temë “Kontrolli i fakteve ne Ballkan dhe përtej”, ku siguroi se SHBA do të vijojë mbështetjen për gazetarinë investigative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat