Përgjimet e “BILD”, Ndreu: Nuk tregojnë se shit-blehet vota, prokurorët duhet të hetohen

Shqipëria

Përgjimet e “BILD”, Ndreu: Nuk tregojnë se shit-blehet vota, prokurorët duhet të hetohen

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:39
Pjerin Nderu

Ndërsa e gjithë mazhoranca është e shqetësuar se nga dolën përgjimet e publikuar në “BILD”, kandidati për kryetar Bashkie Lezhë, Pjerin Nderu i ndikuar, ndoshta edhe nga profesioni si  ish-polic, është ndalur në një analizë të asaj se çfarë përmbajnë bisedat.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu thotë se këto përgjime nuk tregojnë se shit-blehet vota askund dhe se përdorimi i një emri për të bërë pis zgjedhjet është foshnjor.

“Pergjimet nuk tregojne se shit-blehet vota askund. Kushdo me cfaredo statusi ka preferencat politike dhe mund ti shfaqe ne menyren e tij. Perdorimi I nje emri per te bere pis gjithe zgjedhjet eshte foshnjore. Se cfare aksesi kane tek disa persona te dyshimte e me precedent penal te partite qe na bejne sikur jetojne me hene, e di e gjithe Shqiperia. Me kete logjike i bie te digjet ne turren e druve e gjithe politika shqiptare”,- shkruan ai.

Më tej Ndreu shton se  prokurorët që kanë bërë përgjimet duhet të hetohen për moskryerje të detyrës sepse duhet t’i faktonin këto prova dhe jo ti mbaninnë sirtare si presion politik.

“Prokuroret qe kane bere pergjimin me se paku duhet te hetohen per moskryerje te detyres sepse ligjerisht duhet te fillonin ceshtje penale e te faktonin me prova rastet e jo ti mbanin ne syrtare apo ti fotokopjonin si presion politik!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat