Ironia e gazetarit për përgjimet: Uroj që prokuroria të mos e heqë të mërkurën nga kalendari

Shqipëria

Ironia e gazetarit për përgjimet: Uroj që prokuroria të mos e heqë të mërkurën nga kalendari

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:07
Basir Çollaku

Prokuroria është vënë në veprim për të gjetur përgjegjësit e nxjerrjes së sekretit hetimor lidhur me dosjen 339 pas publikimit të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane "Bild".

Gazetari, Basir Çollaku, për RTV Ora ironizon organin e akuzës duke u uruar që prokuroria të mos nxjerrë ndonjë vendim që të heqë të mërkurën nga kalendari dhe ta lërë javën me 6 ditë.

Beti Njuma: A ka të drejtë media ta publikojë nëse i bie në dorë një material i këtyre dosjeve?

Basir Çollaku: Uroj që prokuroria të mos nxjerrë një vendim që dita e mërkurë të hiqet nga kalendari dhe ta bëjë javën me 6 ditë për arsye të këtij publikimi.Çdo gazetar në planet nëse i bie në dorë një dokument zyrtar që është në dobi të qytetarit, të publikut le ta botojë dhe sekreti të vejë në djall. Gazetari gjerman është për tu përgëzuar dhe falenderuar por ka nxjerrë dhe disa probleme serioze në Tiranë. Le të themi se nuk kemi parë gjë akoma. E kam takuar Peterin, ka aksesuar shumë informacion. Unë them që ende nuk ka përfunduar investigimi gjerman në Shqipëri. Është premtuar një shkrim i tretë dhe gjermanët gjithmonë e mbajnë fjalën. Këto dosje që gjenden aty ka njerëz që nuk kanë vepruar, nuk kanë bërë detyrën dhe mosveprimi është vepër penale. Kemi një parlament që është prodhuar nga kjo pjesë e dosjes dhe urdhrat i japin ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat