Poli Hoxha: “Volvo 4” ngeci në rrjetë se po mbyste me drogë Gjermaninë

Shqipëria

Poli Hoxha: “Volvo 4” ngeci në rrjetë se po mbyste me drogë Gjermaninë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:28
Poli Hoxha

Analisti Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se banda e Shijakut, “Volvo 4” ngeci në rrjetë sepse po mbyste Gjermaninë me drogë.

Poli Hoxha: Shijaku është problematik për krimin. Në periudhën kur u filluan përgjimet këta sapo kishin dalë nga burgu në Itali, pra për një rrjet shumë të gjerë të trafikut të heroinës, të drogërave të forta që andej s'ti falin. Këta njiheshin edhe në Shijakt edhe në Durrës etj, etj, por këta u bënë problem në Gjermani, sepse po mbysnin Gjermaninë me drogë. Operacioni "Volvo 4" ju e dini çfarë laboratori u gjet në Has. Laboratori më i madh që kishte ekzistuar ndonjëherë, edhe me sasi të jashtëzakonshme të lidhur me heroinën e Afganistanit, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Europë dhe prandaj ngecën në rrjetë këta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat