Berisha: Përgjigja e Peter Tiede ndaj Edvin Kristaq Ramës, falenderimi më i hidhur publik në jetën e tij - Bota Sot
Berisha: Përgjigja e Peter Tiede ndaj Edvin Kristaq Ramës, falenderimi më i hidhur publik në jetën e tij

Shqipëria

Berisha: Përgjigja e Peter Tiede ndaj Edvin Kristaq Ramës, falenderimi më i hidhur publik në jetën e tij

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:28
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar edhe njëherë përgjigjen që gazetari gjerman i ‘Bild’, Peter Tiede, i dha qeverisë Rama pasi kjo e fundit tentoi ta quajë shkrimin e tij të sotëm ku u publikuan 6 përgjime se si qeveria Rama blen vota me krimin, si një shkrim të blerë.  

Berisha e ka cilësuar përgjigjen si një falenderim nga Tiede që Edvin Kristaq Krimin e tejshkoi brinj më brinj, madje si falenderimi publik më i hidhur në jetën e tij!

“Nje falenderim nga Tiede qe Edvin Kristaq Krimin e tejshkoi brinj me brinj!

Ky eshte falenderimi publik me i hidhur ne jeten e tij!

Lexoni me poshte. sb

Ironia e gazetarit gjerman: Mirënjohës Prokurorisë, vërtetoi përgjimet e Bild

Pas përgjimeve të publikuara nga media prestigjioze gjermane “Bild”, ku shfaqet biseda e Astrit Avdylajt me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar sërish gazetari Peter Tiede, i cili mban firmën e publikimit të tyre.

Me një reagim të dytë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook, ai me ironi ka përshëndetur zyrën e kryeprokurores së Përgjithshme, e cila dha urdhër që të nisin menjëherë hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Tiede shkruan se ky urdhër nuk është as më shumë dhe as më pak, por një vërtetim i përgjimeve të publikuara sot ekskluzivisht në gazetën “Bild”.

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.

Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...