Përgjimet e “BILD”, Mesi: Prokuroria të mbyllë hetimet, t’i çojë para drejtësisë fajtorët

Shqipëria

Përgjimet e “BILD”, Mesi: Prokuroria të mbyllë hetimet, t’i çojë para drejtësisë fajtorët

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:26
Senida Mesi

Deputetja e PS dhe ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi e ftuar në “Arena” komentoi dosjet e bujshme 339 dhe 339/1, ku pjesë të përgjimeve të tyre janë publikuar sot nga media gjermane “BILD”.

Mesi tha se prokuroria duhet të mbyllë hetimet, dhe të çojë para Gjykatës fajtorët.

Senida Mesi: Ky proces duhet të ketë një fund, fundi i këtij procesi duhet të jetë që Prokuroia duhet të mbyllë hetimet, dhe ta çojnë dosjen 45, 50, 60 sa persona janë në dosje, t’i çojnë këta persona në Gjykatë. Me qëllim që ky proces të përfundojë një herë e mirë, dhe të mos përdoret politikisht, siç është përdorur sot.  Të gjithë fajtorët të japin llogari para ligjit. Përdoret si top ping-pongu një dosje e tillë, 339, 184, unë nuk kam një pjesë të kësaj dosje, por nuk mund të aludojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat