Polonia në krah të Shqipërisë: Nxisim KE të hapë negociatat

Shqipëria

Polonia në krah të Shqipërisë: Nxisim KE të hapë negociatat

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:20
Ryszard Terlecki

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në Tiranë Nënkryetarin e Parlamentit të Polonisë, Ryszard Terlecki.

Homologu polak siguroi kryeparlamentarin Ruçi se vendi i tij do të nxisë Këshillin Europian që të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë.

Sipas tij, 27 deputetët polakë janë në një linjë mes tyre dhe kërkojnë që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për t’u bërë më pas pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Nxisim KE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. 27 eurodeputetët polakë janë shprehur pro negociatave në mbledhjen e parë të PE. Zgjerimi i Europës është prioritet para forcimit të BE-së”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat