Atentat i rremë për azil/ Të arrestuarit në Gjykatë kërcënojnë gazetarët

Shqipëria

Atentat i rremë për azil/ Të arrestuarit në Gjykatë kërcënojnë gazetarët

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:28
Foto

Gjykata e Vlorës kanë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” shtetasit Romario Aliraj dhe Arben Veliko, të cilët inskenuan ngjarjen e datës 12 maj, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit me të cilin lëvizte Romarjo Aliraj.

Fillimisht u raportua se ndaj Alirajt u krye atentat, por fakti që ndaj tij ishte qëlluar me rreth 20 plumba dhe nuk pati asnjë lëndim, shtoi dyshimet e policisë së Vlorës. Tre ditë më parë Aliraj u arrestua për ngjarjen, ndërsa së bashku me të edhe Arben Veliko, një biznesmen në fushën e ndërtimit në Vlorë.

Të dy këta persona e kishin inskenuar atentatin me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e Bashkikit Evropian. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Kallëzim i rremë”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largim nga vendqëndrimi”. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Çela, ndërsa prokuror i çështjes Alfred Salih. Ky i fundit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

Por, seanca ka pasur edhe një incident. Gazetarët janë kërcënuar në sallën e gjyqit, pak përpara nisjes së seancës gjyqësore. Për shkak të kërcënimeve, situata ka qenë e tensionuar deri në përfundim të të gjithë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat