Denoncimi/ Punonjësi i administratës akuzon qeverinë Rama se nuk u kaluar rrogën në llogari

Shqipëria

Denoncimi/ Punonjësi i administratës akuzon qeverinë Rama se nuk u kaluar rrogën në llogari

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:36
Edi Rama

Një punonjës administrate ka denoncuar faktin që edhe pse ka kaluar data 6 qershor ata nuk kanë marrë ende rrogat e muajit të kaluar.

Denoncimi i punonjësit është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se: ‘Derrat e kënaqur të narkoshtetit lënë punonjësit pa rroga’

‘Derrat e kenaqur te narkoshtetit lene punonjesit pa rroga! sb

Doktorr pershendetje

Ca duhet me ber ne rrogtaret e shtetit kur sna kalojne pagat mir qe sjan asnjeher korrekt por as per festa jo e jo, festen e bajramit se festuam fare se data 6 sot edhe sna i kan kaluar akoma tek ASHR-ja po bejn eksperimenta sjellin drejtoreshen e re me dipllome ekonomiku te drejtoje shendetin publik, levizje e papare tani para zgjjedhjeve drejtojne drejtori militantet edhe pse nuk jan te fushes, beni nje inspektim ne kte institucion edhe shikoni se si punohet. Flm doktor te lutem nqs e publikon anonim se ikim me ceremoni nga puna”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat