Rama-Bashës: ‘Qoftet te daja’ kanë mbaruar

Shqipëria

Rama-Bashës: ‘Qoftet te daja’ kanë mbaruar

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 19:53
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu përgjigj pasditen e sotme, nga hapja zyrtare e fushatës së zgjedhjeve lokale, të gjithë atyre që mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen.

“Zgjedhjet nuk shtyhen. Ato do mbahen më 30 qershor, dhe pas 30 qershorit, gjërat nuk do jenë më njësoj, se do të vendoset njëherë e mirë vija e kuqe ku mbarojnë lojërat politike dhe ku fillon Kushtetuta, rregulli e ligji njësoj për të gjithë”, tha Rama.

“Ata thonë të ikë qeveria e të bëhet një qeveri si duam ne, me kryeministër si e mendojmë ne, por qeveria nuk është personale. Parafytyroni sikundër të ndodhte kjo e ne të vinim t’ju kërkonim votën për katër vjetët e ardhshme ndërkohë që ju do mendoni se nuk e dimë sesa kohë do të rrini. Mund të dalë dikush tjetër, të dalë nga parlamenti, të marrë molotovin, dhe të kërkojë ndërrimin e qeverisë. Luli mund të vijë të hajë sa të dojë kofshë bretkosash në Belsh, por ‘qofte te daja’ nuk ka, kanë mbaruar”,  u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat