Rama për përgjimet: I bëjnë dëm imazhit të vendit, Dako të përgjigjet për të vërtetën

Shqipëria

Rama për përgjimet: I bëjnë dëm imazhit të vendit, Dako të përgjigjet për të vërtetën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:32
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur për përgjimet e “Bild” u shpreh se ato i bëjnë dëm imazhit të vendit.

Rama në asnjë moment nuk pranoi se këto përgjime rrezikojnë qeverinë dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por i quan thjesht gjyqe popullore.

“Jemi në kushtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat, që duhet të përgjigjet për të vërtetën.

Përgjimet nuk janë prova, por indicie që duhen hetuar.

Shikoj që ka shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara, por ajo që është e rëndësishme është sa këto janë muhabete të materializuara në fakt apo sa janë muhabete njerëzish që bëjnë sikur kontrollojnë planetin në telefon.

Di të them se policia po ashtu ka reaguar dhe të gjithë eksponentët e përfshirë janë në burg. Kjo është dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh. Këtë e përdorin për reformën në drejtësi. Një element i Prokurorisë është sigurisht i lidhur me politikën.  Është bërë tani që jemi afër hapjes së negociatave, jo më kot dhe duhet hetuar edhe për nxjerrje të sekretit hetimor. E gjitha është inskenim. Përgjimet si gjyqe popullore.

Kjo është një lojë politike e ndryrë që synon goditjen e qeverisë dhe dëmtim të imazhit të vendit.

Shitje dhe blerje votash nuk ka, përpos këtyre përgjimeve!

Nuk ka asnjë fakt që të tregojë se ky grup kriminal të ketë marrë ndonjë tender nga bashkia e Durrësit”, tha Rama në Real Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat