Reagon sërish gazetari i “Bild”: Kam materiale të tjera, ja kur do ti publikoj

Shqipëria

Reagon sërish gazetari i “Bild”: Kam materiale të tjera, ja kur do ti publikoj

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:11
Peter Tiede, Edi Rama

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi dje 6 përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako flet në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24.

Ai tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.

Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do ti publikojë edhe ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat