Fevziu nuk përmbahet në emision: Nuk ka b*** njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm

Shqipëria

Fevziu nuk përmbahet në emision: Nuk ka b*** njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:57
Blendi Fevziu

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako teksa po diskutohej në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild.

Teksa po diskutohej për përgjimin ku drejtuesi i Ujësjellësit të Durrësit, pranonte t’i jepte emrat e punonjësve Astrit Avdylaj, Dako i ka thënë drejtuesit të emisionit se dhe ai ka hequr ngjarje.

Përgjigjja e drejtuesit të emisionit Opinion ishte e drejtpërdrejtë: Nuk ka bythë që të më thotë njeri mua mos ma nxirr këtë ose atë.

Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.

Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm. Ai kërkon listat e

Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..

Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.

Dako: Unë po flas për mediat.

Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat