Shpërthimi me eksploziv në Lushnje, në familjen rivale me Aldo Baren

Shqipëria

Shpërthimi me eksploziv në Lushnje, në familjen rivale me Aldo Baren

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:06
Saimir Taullau

Shpërthimi me eksploziv që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Lushnjë, u shënua në banesën e Albert Taullau në lagjen “Loni Dhamo”.

Ky i fundit është vëllai i Saimir Taullaut të cilit në muajin nëntor, iu bë atentat teksa ndodhej në lokalin e tij dhe mbeti i plagosur.

Saimir Taullau njihet si biznesmen në Lushnje, në sajë të aktivitetit të tij tregtar.

Por familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares.

Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese.

Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat