Sot provimi i parë i maturës shtetërore

Shqipëria

Sot provimi i parë i maturës shtetërore

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:08
Foto

Maturantët do t`i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës së huaj. 

Testi do të nis në orën 10 dhe do të zgjase dy orë e gjysmë.

Maturantët duhet të paraqiten në gjimnazet përkatëse që në orën 8 me një mjet identifikimi me vete.

Nxënësit nuk duhet të kenë celular me vete sepse do të ketë penalitete.

Janë rreth 36 mijë maturantë që të premten do ti nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj të parë.

Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi. Pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës. Kjo do të shmang gabimin njerezor si dhe do të reduktojë kohën e korrigjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat