Vasili: Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017

Shqipëria

Vasili: Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:58
Petrit Vasili

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “shkatërroi zgjedhjet e vitit 2017”.

Sipas Vasilit, ato zgjedhje ishin “një shemtirë e vërtetë dhe faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri”, ndërsa thekson se LSI e ka denoncuar atë që më 27 qershor të vitit 2017.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe videon e deklaratës për shtyp të mbajtur më 27 qershor të vitit 2017, Vasili thekson edhe një herë se “ndalja e kryeministrit bandit me çdo formë është legjitime”.

Postimi i plotë i Vasilit

Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017. (VIDEO)

Zgjedhjet e 2017 ishin një shëmtirë e vërtetë dhe një faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri.

Qe ne 27 qershor eshte demaskuar publikisht turpi zgjedhor i 25 qershorit te 2017.

Ky kryeminister bandit kete kriminalizim te zgjedhjeve dhe shkaterrim te demokracise kerkon t’jua imponoje serish shqiptareve.

Fale BILD te gjithe e kuptuan me mire ate, qe LSI ka deklaruar ne mbarim te zgjedhjeve 2017.

Shiheni VIDEON dhe do kuptoni shume qarte cfare tenton banditi qe te beje serish.

Ndaj ndalja e kryeministrit bandit dhe e zgjedhjeve te tij bandite, me cdo mjet e forme eshte legjitime ashtu si kushdo do te mbrohej nga nje hajdut qe i ka hyre ne shtepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat