KE vërejtje për mjedisin, eksperti: Situata rrezikon anëtarësimin

Shqipëria

KE vërejtje për mjedisin, eksperti: Situata rrezikon anëtarësimin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:02
Foto

Politikat mjedisore në Shqipëri duhet të forcohen më tepër si një direktivë për anëtarësimin e vendit në BE. Në raportin e Komisionit Europian, rënditen një sërë pikash, në të cilat vendi unë duhet të punojë më tepër. Ekspertët e mjedisit rëndisin disa prej shqetësimeve, që sipas tyre janë të njejtat të pasqyruara edhe në raportin e mëparshëm.

Abdulla Diku :Direktiva Europiane për vlerësimin e ndikimit të mjedisit  nuk zbatohet. Që do të thotë ndërgjesat publike janë formale .Një element tjetër që raporti  thekson është zëvendësimi i adminitratës si tek Inspektorati si tek Agjensia Kombëtare e Mjedisit pra zëvendësimi i administratës ligjzbatuese në fushën e mjedisit ka dobësuar ato aspekte që duhen të monitorohen, vlerësohen , penalizohen në fushën e mjedisit.

Abdulla Diku: thotë se këto vërejtje nuk duhet të jenë në raportin e vitit të ardhshëm, në të kundërt, dita kur Shqipëria do i bashkohet BE do të jetë shumë e largët.

Abdulla Diku: Për sa vite nuk zbatohen ashtu siç duhet elementet , ligjet  aq vite do zgjatet Anëtarësimi në Bashkimin Europian ,pavarësisht se negociatat çelen apo jo.

Eksperti kërkon nga qeveria marrjen e masave për ndryshimin dhe forcimin e poltikave mjedisore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat