Soreca: Nëse akuzat e opozitës vërtetohen ligjërisht BE i merr në konsideratë

Shqipëria

Soreca: Nëse akuzat e opozitës vërtetohen ligjërisht BE i merr në konsideratë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:25
Luigi Soreca

"Shqipëria në udhëkryq të BE-së, mes reformave të mëdha dhe protestave në rrugë" ky është titulli i intervistës që ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca dha për euroneës.

Soreca tha se është momenti për të kaluar ndasitë ndërsa sa i takon kauzave të opozitës, për të cilën ka dalë në rrugë dhe proteston, Soreca tha se BE do i marrë në konsideratë akuzat e saj nëse vërtetohen ligjërisht.

Ambasador Soreca çfarë bëri Shqipëria që meritoi një rekomandim të dytë pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave me BE-në.

"Shqipëria- shpjegon Soreca - ka bërë progres domethënës nga qershori i 2018. E para është reforma në drejtësi. Procedura e kontrollit ka çuar në 140 vendime. Kjo është një reformë e pashembullt që po e bën Shqipërinë të njohur, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën "

Pyetje: Po ambasador, Shqipëria nuk njihet në të gjithë botën vetëm për reformën në drejtësi por edhe për manifestime te disa partive politike, ata të opozitës A mund të na thoni cila është diferenca mes rekomandimeve të Komisionit Europian dhe akuzave të opozitës në të njëjtat cështje: kriminaliteti, organizatë dhe korupsion?

Luigi Soreca: "Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do ti ketë në konsideratë të madhe të gjithë këtë.

Pyetje: Të gjithë presin që në mes të qershorit Këshilli të marrë një vendim mbi Shqipërinë, kush do të jetë vendimi?

Luigi Soreca:  Mendoj që në një anë duhet të kemi optimizmin e atij që e di se ka punuar mirë dhe është optimizmi mbi atë që Shqipëria ka realizuar. Por duhet të jemi edhe pak pragmatistë. Pikërisht për këtë duhet ta mbyll me një apel drejtuar të gjithë partive politike për të tejkaluar situatën aktuale të ngërçit për të konsideruar interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimi që duhet të marrin. Ky është momenti për të kaluar ndasitë dhe për të parë prioriretet e qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat