AKU bllokon 5636 kg produkte ushqimore të ardhura nga Turqia

Shqipëria

AKU bllokon 5636 kg produkte ushqimore të ardhura nga Turqia

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Kapshticë ngarkesën me një sasi prej 5636 kg e ardhur nga Turqia me qëllim futjen dhe tregtimin në Shqipëri.

Bëhet fjalë për produkteve të ndryshme ushqimore (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj).

"Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore (Ligji i Ushqimit, neni 18 dhe Urdhëri i Ministrit nr. 374 të dt. 31.08.2017)" informon AKU.

Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i dha subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit.

Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotësoi mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat