Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” përmes artit

Shqipëria

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” përmes artit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:27
Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” përmes artit

Pasuria e florës së Parkut Kombëtar ” Bredhi i Hotovës – Dangëlli” erdhi përmes artit me punime artistike, në Përmet.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Meleq Gosnishti, Përmet organizuan një panair kushtuar mjedisit, trashëgimisë kulturore, dhe kulinarisë lokale të Përmetit.

Aktiviteti solli përmes panairit miniparkun me drurët pyjor të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” me punime artistike, figurative dhe letrare të nxënësve.

Gjithashtu nxënësit sollën dhe gatime tradicionale përmetare, veshje popullore tradicionale, dhe performuan këngë dhe valle përmetare.

Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të projektit “Lule dhe gjelbërim, natyra mbi gjithçka” me mbështetjen e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Gjirokastër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat