Kryeministri Rama: Shkrime të paguara për të dëmtuar Shqipërinë

Shqipëria

Kryeministri Rama: Shkrime të paguara për të dëmtuar Shqipërinë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:18
Edi Rama

Erion Veliaj që garon për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës sëbashku me kryeministrin Edi Rama e vijuan fushatën elektorale me banorët e Njësisë Adminstrative nr 10 në kryeqytet, nga ku për herë të parë pas shumë kohësh Fatmir Xhafaj u shfaq në publik përballë kryesocialistit Rama.

Veliaj tregoi planin transformues për kopshtin zoologjik e atë botanik.

“Do vijë VKM që bashkon Kopshtin Zoologjik me Kopshtin Botanik, kemi edhe një dakordësi me dekanin e Shkencave të Natyrës. Ata nuk kanë fuqi që ta mbajnë, ne do të bëjmë një marrëveshje ku do të themi që Bashkia menaxhon Kopshtin Zoologjik dhe Kopshtin Botanik si një njësi e vetme. Marrëveshja do t’u japë akses të plotë atyre për nevojat e mësimore, për eksperimente biologjike, të klasave të hapura, të praktikave studentore. Por, me mirëmbajtje nga bashkia. Kemi përgatitur gjithë materialin dhe mund ta hapim garën për projektin vetëm kur të kemi pronën. E kemi ndarë në tre faza, botaniku, zoologjiku dhe lidhja mes tyre, në formë tuneli si një akuarium”, u shpreh Veliaj.

Kryeministri Edi Rama tha se opozita është duke e nxirë Shqipërinë përmes shkrimeve të paguara në mediat ndërkombëtare.

“Bëjnë artikuj këtej, hidh artikuj andej. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar, e ka bërë puna e vetë. E bënë copë Shqipërinë fare”, tha Rama.

Tërmeti në Floq u kthye temë bisede gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Çdo bashki do të marrë përsipër një shtëpi. U thashë që një pjesë të fondeve tona të fushatës, t’i fusim aty. Edhe si PS të japim kontributin tonë. Më mirë t’i fusim aty, se sa t’i bëjmë postera lekët”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat