Deklarata e Prelës, Rama: E vonuar, por shpjegoi qartësisht që janë abuzim

Shqipëria

Deklarata e Prelës, Rama: E vonuar, por shpjegoi qartësisht që janë abuzim

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:46
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga Ura Vajgurore ka folur edhe një herë për përgjimet e bëra në Bild, ndërsa ka akuzuar opozitën për nxjerrje të sekretit hetimorë si dhe për nxirjen e Shqipërisë jashtë kufijve.

“Lidhur me ato përgjimet e neveritshme, sepse nga njëra anë askush nuk mund të cohet dhe të thotë se ne kemi hapur gojën, lere te kemi ngritur dorën, për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi me këdo.

Askush nuk na ka parë të marrë në mbrojtje këdo qoftë, por ia kemi lënë drejtësisë të vendosë, ndërkohë që në akseptin moral ata që na akuzojnë dhe helmojnë cdo ditë gjakun e këtij mileti, janë ata të cilët, drejtorin e përgjithshëm të tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie, dhe e conin përditë dhe e ulnin si të pafajshëm, dhe drejtonte tatimet me pranga në duar nga shtëpia.

Ne gjithnjë e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia të bëjë punën në vet, e ndaj do ta çojmë deri në fund atë reformë në drejtësi që ata nuk e duan”, tha Rama duke komentuar kështu edhe një herë përgjimet e publikuara pak ditë më parë në Bild.

“Ai që i udhëheq këto “gjyqe publike” është një i akuzuar kur ishte ministër, sot është nën hetim jo vetëm në vendin tonë por në SHBA për 1 milion dollarë që s’dihet nga erdhën, dhe del e kërkon revolucion real.. Luli, Luli, se nuk flas për atë tjetrin, plakun e marrë që Lulin e ka një nga tespiet e veta, por edhe tespiet e plakut Sali do të shpërbehen më 30 qershor”, u shpreh kryeministri.

“Po dëgjoja kryeprokuroren, më shumë vonesë për fat të keq por ka shpjeguar ekzaktësisht arsyen pse këto zbulime të mëdha që janë abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrje e sekretit hetimorë për tu përdorur për politikë dhe kundër Shqipërisë, ndërkohë që duhej të kishte përçudnuar hetimi me kohë, dëgjoni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar këto zbulime, që ata i kanë çuar te partia për ti përdorur, shantazhuar këtë qeveri, sepse ata i bashkojnë shumë gjëra, por edhe lufta kundër reformës në drejtësi.

Prokurorë që tmerrohen nga vetingu dhe politikanë që tmerrohen nga gjyqe që i presin nga ata që do kenë kaluar vetingun, do t’i thërrasin para drejtësisë, sepse nuk harrohen të gjitha ato që kanë ndodhur”, tha ai duke komentuar reagimin e Donika Prela.

Ndërkohë, ditën e sotme, Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka pranuar  para mediave se nuk ka pasur asnjë hetim veprat penale në zgjedhje, të cilat janë në përgjimet e dosjes 339.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat