Basha me akuza të forta: Rama kriminel llogaritës, duhet të ikë

Shqipëria

Basha me akuza të forta: Rama kriminel llogaritës, duhet të ikë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:14
Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, pasi përmendi të gjitha ato që i quajti lidhje të Ramës me drogën e krimin, nuk nguroi ta quajë këtë të fundit manipulator gjakftohtë dhe kriminel llogaritës.

“Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal. Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga. Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit”,- tha kryedemokati.

Sipas tij, Rama nuk ka për të ndryshuar, madje është gati të manipulojë sërish zgjedhejt. Por, që kjo të mos ndodhë, Basha shtoi se ai duhet të largohet.

“Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë cast. Edi Rama do përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo. Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të refermohet apo mund të emancipohet janë naivë. Edi Rama është i zhytyr në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike. Edi Rama duhet të ikë”,- shtoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat