Edi Rama prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kuçovë

Shqipëria

Edi Rama prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kuçovë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama nga Kuçova, nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politikë, veçanërisht ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Rama tha se Berisha është një plak që e ka kthyer udhëheqjen si tespiqe.

“Vazhdon t’i provokojë qetësinë e tyre dhe sekëlldis çdo familje. Politika që ka në krye një plak të mbrapshtë që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet, kokrrat e të cilës do shpërbëhen ku në 30 qershor jo vetëm do bëhen zgjedhje dhe nuk do lejojnë që shqipëria të kthehet në atë rrugë pa krye sa është dhënë mundësia të drejtojnë. Prandaj, beteja e 30 qershorit është një beteje mes tëe shkuarës që përpëlitet dhe të ardhmes që përpiqemi të ndërtojmë së bashku dhe do ndërtojmë së bashku këtu në Kuçovë dhe Shqipëri. Bëjmë çmos për të çuar përpara ide dhe programe, të vetmin vizion kanë shpifjen dhe të vetmin vizion kanë baltën. Ne që duam një vend normal pa dallim dhe prandaj çdo ditë vazhdojnë kërcënim. Ata kanë frikë të dalin para jush të thonë me rradhë të gjitha arsyet që kanë. Ata përveçse janë të paaftë janë dhe shumë dembelë. Janë shumë të alarmuar nga reforma në drejtësi, nuk e kanë dashur qysh në momentin e parë. Ata nuk vendosin dot asgjë për ne dhe për popullin e Shqipërisë, as edhe një gjë. E keni dëgjuar nëpër ekrane, i dëgjoni edhe herë pas herë në kafene dhe biseda njerëz që thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën. Janë të verbuar nga dëshpërimi ndaj bëjnë si të dëshpëruar“-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat