Petrit Vasili: Motoja e protestës, pushteti qytetarëve kurrë më krimineleve

Shqipëria

Petrit Vasili: Motoja e protestës, pushteti qytetarëve kurrë më krimineleve

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 21:11
Petrit Vasili

Fjala e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili në takimin me strukturat e LSI-së në Tiranë

Unë dua t’u them vetëm shumë pak fjalë. Dua të qëndroj vetëm në një pikë. Cila është pika? Ne ftojmë njerëzit në protestë. Jo vetëm i ftojmë njerëzit në protestë, por bisedojmë me ta edhe kur jemi afër, edhe kur jemi për kafe, edhe kur i thërrasim për aktivitete. Çfarë do u themi, ta ndajmë të gjithë së bashku do u themi që falë atyre të vërtetave që mësuam, që i dinim por mirë që u vërtetuan. Duhet të dinë që duhet të rrëzojmë një orë e më parë Edi Ramën, që kur të vejë në një zyrë shteti të mos mendojë që ky njeriu që është ulur atje, shoku i cilit krimineli do jetë. Që buka e njeriut është atje në punë, cili është ai kriminel që ja heq edhe ja jep bukën. Se e patë mirë si thoshte ai, ma sill listën atje më radhë e ata që nuk votojnë këta horrat e Rilindjes hiqi dhe çoji në shi thoshte. Prandaj duhet t’u themi përfundimisht njerëzve, sot jemi për të shpëtuar veten, shtetin dhe çdo gjë tjetër sepse kanë zaptuar kryq e themel kriminelët. Kjo nuk është fjalë e opozitës, se e ka thënë opozita dhe i lumtë opozitës që e ka thënë me kohë, por tjetër është të thënët dhe tjetër është kur është fakt.

Këtu ndahet çështja. Dhe ky që kemi në krye, ky është biri i nënës së kriminelëve. Çdo ditë që rri atje, do të thotë që çdo zyrë të shtetit të mendoni se kot shkoni te ky, por cili do të jetë ai horr që kemi atje në lagje që shkon dhe na e zgjidh ky problemin. Ky është fundi më i zi që mund të ketë Shqipëria dhe fati i të gjithë neve. Të rinjtë duhet ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë që çdo gjë në këtë shtet është e mbyllur po ka kriminel nga pas. Për ne që kemi edhe detyrime të tjera, që jemi edhe prindër edhe familjarë, kemi për detyrë që të gdhihemi në shesh të tërë, sepse duhet të na vijë turp që ti lëmë këtyre të rinjve nga pas një tufë me horra, që po i lamë do shtrihen edhe më keq si bar i keq. Këtë ndërgjegje të keni. Harrojini të gjitha të tjera. Mendoni vetëm që një horr nga telefoni thonte se do heqë dhe do vendosë në punë. Mos thotë ndonjë shoku jonë që PS-ja ka dalë dhe po bën një fushatë të madhe. Asnjë fushatë nuk po bën PS-ja.

Ky moment këtu është vijë ndarëse, ose me ata, ose me ne. Kush jemi ne? Ne jemi që duam shtet, duam që në zyrë shtetit të qeverisë ai njeriu i shtetit, ta qeverisin ligjet e shtetit, jo ta qeverisin horrat e të gjithë llojeve nga më të fëlliqurit dhe më të ndyrit. E patë përfundimisht. E gjithë Europa është në këmbë dhe është me ne. Dhe e keni parë që të gjithë mediat më të mëdha të botës, që do kishte ëndërr dikush që të dilte në pah, kanë dalë dhe ngritur një shqetësim mbarëbotëror, pse? Sepse është bërë një gropë infektive Shqipëria për shkak të këtyre. Sepse kur ata, kur Gjermania i bën publike, kur Amerika i bën publike, që ça jemi ne në raport me Amerikën dhe me Gjermaninë, por është problemi kaq gërryes, negativ, shkatërrimtar që rrezikon dhe ata. Mendo ne këtu që nuk duhet të bashkëjetojmë asnjë sekondë më. Këtë t’u thoni çdo njeriu që ftoni në protestë. Kjo thuhet më gojën plot, kjo thuhet me kokën lart, kjo thuhet me bindje. Kush është nënë ti thotë unë nuk e lë djalin dhe vajzën time që të shkojë në punë e të jetë në dorë të horrave. Kush është djalë i ri të thotë unë nuk e lë vëllanë apo motrën time që ta kenë horrat në dorë me kryehorrin atje. Kush është gjysh thotë që unë nuk i lë nipat atje. Kush është burrë thotë që unë nuk i lë as gruan as fëmijët që të bëjnë horrat si të duan.
Kjo është çështje nderi këtu, ose këtej, ose andej. Kush mbështet ata, mbështet imoralistetin, pandershmërinë, se nuk ka. Nuk po bëj propagandë politike unë këtu. I kam harruar fare të gjitha llojet e partive dhe mendoj shteti i horrave me shtetin e së drejtës, kjo është historia.

Prandaj ikim në shesh ne, prandaj themi që Edi Rama duhet të ikë. E keni parë se çfarë ndodhi sot? Ka nxjerrë sot një nga ato mediat 5 video. Çfarë kanë thënë ato video? Kanë thënë të 5 videot se mbronte Elvis Rroshin, u thoshte njerëzve hajde të vijë ky krimineli me të qeshur se gjasme nuk ishte kriminel ai, e patë se çfarë zuzari ishte. Pastaj mbrojti Saimir Tahirin si i deshi qejfi. Ashtu siç doli mysybet në dynja. Pastaj mbrojti Vangjush Dakon që mirë i përzier me kriminelët kryq e tërthorë, por bën dhe shejtan budallanë dhe kriminelin, bën dhe të pacipin edhe legenin. E patë se çfarë tha? Tha ata deputetët e PS-së ishin pa zot dhe guxojnë dhe hedhin baltë mbi kriminelët, se është gabim të hedhësh baltë mbi kriminelët, kriminelët janë baltë vetë. U mërzit shumë Vangjushi se i hodhëm baltë mbi kriminelët, e morët vesh ku ka mbërritur PS-ja. Me këtë duhet të dilni nga kjo sallë këtu të gjithë dhe kudo që të veni duhet ta tundni dynjanë në këmbë. As pesë për qind se meritojnë ata të votohen. Në këtë moment të paktën. E merrni vesh se ku kanë arritur këta apo jo? Se ngaqë rrinë tërë ditën me ta, iu është bërë jetesë normale.
Jua thashë këto gjëra sepse edhe njerëzit e thjeshtë dëgjojnë edhe gjërat e mëdha që them ne, dëgjojnë edhe integrimin evropian, dëgjojnë edhe negociatat, por ajo që prekni me dorë është: Në ç’derë do venë të trokasin. Kjo është e gjitha që i ndan gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat