Ambasada italiane qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet në protestën e opozitës

Shqipëria

Ambasada italiane qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet në protestën e opozitës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:26
Ambasada e Italisë në Tiranë

Ambasada e Italisë në Tiranë i bëri thirrje sot qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë, të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës.
Ambasada ka bërë thirrje për kujdes maksimal në këtë ditë nga ana e qytetarëve të saj
“Të shtunën, më 8 qershor 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës.
Gjithashtu, shprehet Ambasada, ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.
Edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita, Ambasada italiane i ka kërkuar qytetarëve italianë të evitojnë grumbullimet masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat