Moti sot dhe nesër në Shqipëri - Bota Sot
Moti sot dhe nesër në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot dhe nesër në Shqipëri

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Nxehen temperaturat, fundjava paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Moti këtë të shtunë paraqitet me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore dhe Jug të vendit.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 metra lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku priten të arrijnë deri mbi 36 gradë Celsius.

Në tërësi në fundjavë do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësira do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Ajo që vlen për t’u theksuar është rritja e temperaturave në të dyja vlerat.

Më konkretisht temperaturat parashikohen

Dita e shtunë: zonat malore 15°C deri në 33°C zonat e ulëta 17°C deri në 34°C zonat bregdetare 19°C deri në 33°C

Dita e diel : zonat malore 18°C deri në 30°C zonat e ulëta 19°C deri në 36°C zonat bregdetare 22°C deri në 34°C.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...