“Situata e rëndë politike dhe lufta e opozitës për largimin e Ramës”, Mediu takim me kreun e Bundestagut

Shqipëria

“Situata e rëndë politike dhe lufta e opozitës për largimin e Ramës”, Mediu takim me kreun e Bundestagut

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:39
Fatmir Mediu

Kreu i Partsë Republikane, Fatmir Mediu, ne vijim te takimeve te shumta me zyratre te larte ne Berlin, ka pasur se fundi edhe nje takim me kreun e Bundestagut. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, se bashku me foto nga takimet e zhvilluara, Mediu ndalet ne biseden me Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Ne qender te bisedes sipas tij ka qene pikerisht situata e rende politike ne vend dhe lufta prej muajsh qe po ben opozita per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme.

Mesazhi i Mediut 

Gjatë pritjes së takimit të Berlinit, të zhvilluar në Bundestag, pata kënaqësinë të takoj dhe falënderoj Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Diskutova për situatën e rëndë politike në Shqipëri, dhe luftën e opozitës për largimin e qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me deputetët Josip Juratovic, Johannes Selle, Volkmar Klein etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat