“Do ikin nga puna që në 1 korrik”, Rama mesazhe të forta nga Skrapari

Shqipëria

“Do ikin nga puna që në 1 korrik”, Rama mesazhe të forta nga Skrapari

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:09
Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga prezantimi i kandidatit të PS-së për bashkinë e Skraparit, ka premtuar transformim për këtë zonë dhe ka dhene mesazhe te forta se cfare do te ndodhe me ata qe sipas tij, jane punesuar per interesa partiake, e jo ne baze te aftesive ne administratat vendore.

“Për hir të së vërtetës pavarësisht se mund të mos jeni dakord, edhe me kryetarin e bashkisë kemi bashkëpunuar dhe kemi bërë punë të mira, por jam i sigurt se mundësia për të bërë shumë më tepër është në dorën tonë, si jam i sigurt se kandidati ynë do të sjellë cilësi të re qeverisje dhe marrëdhëniesh me komunitetin dhe përfundim të domosdoshëm të shpenzimeve të tepërta për një administratë të tejfryrë deri edhe me njerëz që nuk jetojnë fare në Skrapar dhe marrin rroga. Dhe jam i bindur se do të dijë të vlerësojë pa filtra partie, por me sytë e një njeriu korrekt që ka ecur vetë personalisht mes profesionalizmit të gjithë ata që janë aktualisht në shërbim të punëve të bashkisë që meritojnë të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku janë”- tha Rama.

Sipas tij, “Kush ka kontribuar dhe kontribuon në bashkitë e vendit për arsye të zotësisë, aftësisë, e përkushtimit nuk duhet të ketë asnjë dyshim se jo vetëm që nuk do të hiqet nga puna, por do të vlerësohet edhe më mirë për punën që bën.  Kushdo tjetër që e di edhe vete që është si mbushës i topit të një partie apo tjetër do largohet që në datën 1 korrik, në kuptimin simbolik se duhet kohë e caktuar për të formalizuar gjithë procesin”- garantoi Rama. 

Nuk ka lënë pa përmendur në fjalën e tij edhe presidentin e vendit, Meta, duke i njohur një meritë të madhe.

“Unë jam i vetëdijshëm dhe që ti themi të gjitha ia di për nder Ilir Metës që më ka treguar mrekullinë e kanioneve që nuk e kisha njohur më parë. Jam i vetëdijshëm se cfarë potenciali i jashtëzakonshëm është kjo zonë për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë ata që kanë vendosur për te jetojnë këtu”- tha ai.

Ne fund te fjales, Rama i eshte kthyer edhe njehere presidentit Meta. “Falenderoj shumë Ilirin që mi ka treguar kanionet kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar sesi bëhet rafting kështu që e bëj edhe pa shoqërues”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat