Revoltohen banorët e Adriatikut, gjendja e rrugës i vështirëson jetesën

Shqipëria

Revoltohen banorët e Adriatikut, gjendja e rrugës i vështirëson jetesën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:38
Banorët e Adriatikut

Gjendja e rrugës që lidh fshatin me supestradën Mamurras-Milot ngriti në protestë banorët e fshatit Adriatik në Kurbin.

Në shenjë revolte për mungesën e vëmendjes bllokuan për disa minuta këtë aks që sipas tyre u ka vështirësuar jetesën.

Banor: "Pa këtë rrugë nuk mund të shkojmë tek spitali dhe nuk shesim dot prodhimet tona në treg."

Një vit më parë pikërisht në këtë rrugë humbën jetën tre të rinjtë, ndërsa banorët thonë se rrezikohen çdo ditë.

Protesta: "Nuk vjen të shohë asnjeri a kemi rrugë, a punojmë, si jetojmë. Janë vetëm për të vënë taksa, për dritat dhe ujin."

Kjo situatë ka penalizuar bujqësinë dhe turizmin në zonën e Gotullës.

Ata thonë se dëmtimi i rrugës ka ardhur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që punojnë për ujësjellësin e ri të Durrësit, ndërsa paralajmërojnë më përshkallëzim të protestave në rast se nuk ka ndërhyrje të shpejtë.

Banor: "Do vazhdojmë me protesta deri në bllokimin e rrugës kryesore, të autostradës së madhe."

Rruga Adriatik-Superstrade me gjatësi 10 km është ndërtuar 8 vite më parë, por siç tregojnë këto pamje ajo u dëmtua në një kohë të shpejtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat