Basha thirrje qytetarëve për t'iu bashkuar protestës

Shqipëria

Basha thirrje qytetarëve për t'iu bashkuar protestës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:35
Basha

Vetëm pak orë para protestës së opozitës në Tiranë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen sot para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook tha se dërgimi i kësaj beteje drejt fitores është investimi më krenar për të ardhmen e fëmijëve.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas,”-shkroi Basha.

Protesta do mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë dhe rreth 1300-1500 efektivë policie janë vënë në gatishmëri.

Efektivët do pozicionohen tek Kryeministria, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Kryesia e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat