Edi Rama: Vetëm përpara drejt 30 qershorit

Shqipëria

Edi Rama: Vetëm përpara drejt 30 qershorit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon pas intervistës së zv/ Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer.

Ky i fundit në një intervistë për Top Channel deklaroi se kishte paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor,

ZvNS Palmer: Kur isha në Tiranë në prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje, t’ia përcillte mesazhin e saj qytetarëve, të fitonte pozicionin në qeveri, dhe pastaj ta përdorte fitoren si mjetin për të mbajtur angazhimet dhe vizionin për të ardhmen. Ishte vendimi i udhëheqësve të opozitës, dhe vetëm i tyre, që të mos regjistroheshin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.

Menjehere me pas permes nje postimi ne twitter Rama shkruan: "Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën ;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve - e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit" 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat