Ambasadorja gjermane deklaratë për protestën dhe një mesazh si zyra e BE

Shqipëria

Ambasadorja gjermane deklaratë për protestën dhe një mesazh si zyra e BE

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:45
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzzane Schütz

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzzane Schütz, teksa dënon të gjitha aktet e dhunës të kryera në protestat e mëparshme, bën apel që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë paqësore.

Teksa kanë mbetur pak orë nga protesta e tetë kombëtare e opozitës, ambasadorja Schütz thekson se asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme.

Pjesa e fundit e deklaratës së ambasadores gjermane është e njëjtë me atë të ambasadës së BE-së, ku i bëhet thirrje klasës politike që të ulet për të dialoguar.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Suzzane Schütz:

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm.

Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Te lidhura

20 vite bashkë, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka nënshkruajnë një tjetër kontratë televizive

FOTO/ Ish-i i Nejmarit e ekzagjeron, “tërbon” rrjetet sociale

Si rrallëherë, Xhemi Shehu poston foton me bikini 

Rita Ora publikon fotot me bikini të kuqe, mamaja ka dy fjalë për të: Çika e mirë e shtëpisë…  

Kejsi Tola merr guximin të ekspozojë gjoksin, nuk përmbahet në poza seksi pas dobësimit në palestër

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat