PD: Policia “arreston” flamujt amerikanë dhe vuvuzelat

Shqipëria

PD: Policia “arreston” flamujt amerikanë dhe vuvuzelat

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:05
Protesta ne Shqiperi

Pak minuta më parë sipas Partisë Demokratike, policia ka kryer një veprim të pandodhur ndonjëherë.

Sipas PD-së, policia “ka arrestuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e protestës”.

“Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policive, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të”, shprehet Partia Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat