Basha mbyll protestën: Sot Rama dështoi dy herë

Shqipëria

Basha mbyll protestën: Sot Rama dështoi dy herë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:23
Protesta në Shqipëri

(E plotësuar) - Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përmbyllur protestën e opozitës përmes një fjalimi në selinë blu.

Basha deklaroi se se beteja do të shkojë deri në fund, ndërsa këtë të shtunë Rama dhe qeveria dështuan sipas tij që të provokojnë protestuesit dhe të mbajnë zgjedhje moniste në 30 qershor. Basha u shpreh se tashmë opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë edhe më të bashkuar, derisa Rama të largohet dhe t’i hapet rruga një qeverie tranzitore.

Basha: Orët e Tiranisë po marrin fudn, ora e lirisë së re e demokracisë së vërtetë po troket. Nuk ka forcë ta ndalë sepse forca më e pandalshme jeni ju. Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë, që fjalët nuk e përkufizojnë dot, për këtë pjesëmarrje gjigande, të paparë, të padëgjuar. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet!

Është zëri i bashkuar i çdo shqiptari që lufton për fëmijët e tij, për familjen, atdheun dhe vlera e dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më qytetare e evropiane që ka njohur vendi ynë. Kjo është forca jonë, pjesëmarrja, bashkimi, qëndrueshmëria, kjo është forca jonë. Forca juaj është e pandalshme. Rama ik!

Është forca juaj që zgjoi vetëdijen e prekur e të strukur, nga terrori, varfëria, propaganda nga regjimi kriminal i Ramës. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Londër e SHBA.

Forca jonë, forca juaj sa vjen e shtohet. Siç shtohen rradhët e protestave tona, siç bëhet më i madh bashkimi ynë, bashkimi i shumicës morale, politike dhe njerëzore që është kjo lëvizje për liri. Rama ik!

Protestuesit brohorasin Rama ik

Kulari nuk do të jetë më në qafë të shqiptarëve, do ta tërheqim me duart tona, derisa ta rrëzojmë tiraninë dhe ti japim lirinë vendit. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme në betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Ramës, deri në një qeveeri tranzitore e në zgjedhje të lira e të ndershme!

E njoh dhe e di dhimbjen tuaj. E kam prekur përditë. E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe do të jem në krahë tuaj. Dua t’ju kërkoj sonte, mirëkuptimin tuaj që kjo natë e bekuar e lëvizjes sonë të mbesë me mesazhin se shumica jemi ne, jeni ju, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë, ne duam vlera dhe standarde evropiane! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri evropiane.

Gazin që hodhën mbi qytetarët paqësorë dhe përpjekja për ta shndërruar natën në një ditë dhune me qëllim që të heqin vëmendjen e përgjimeve të dala në shesh.

Kjo përpjekje dështon sot me turp, siç dështon me turp përpjekja në zgjedhje moniste e kriminale.

Orët dhe ditët e ardhshme do duhet të na gjejnë më të fotë se kurrë, për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale.

***

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas.

Nga selia e PD-së, ku edhe u mbyll protesta e sotme, Basha tha se zëri i protestuesve kumboi në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.

“Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj është e pandalshme. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Bruksel nga Londra në Uashington. Popullit shqiptar askush nuk mund t’i vë dot më çizme despotike orientale, kriminale mbi qafë dhe aq më pak kreu i bandës në pushtet, Edi Rama.

Forca jonë, forca juaj sa vjen dhe shtohet siç shtohen radhët e protestave tona. Kulari sot është në qafën e Tiranës, nuk do të jetë më në qafën e shqiptarëve. Do ta tërheqim derisa ta rrëzojmë Tiraninë. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë. E sotmja është një natë e rëndësishme në betejën tonë që do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës dhe një qeverie tranzitore.

E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe jam në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje. Dua tu kërkoj sonte mirëkuptimin tuaj se kjo natë e bekuar e lëvizjes tonë, të ndezë mesazhin e qartë dhe të prerë se shumica jemi ne, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë”, tha Basha.

***

Ka eskaluar protesta e opozitës në Shqipëri.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre dhe tymuese në drejtim të Policisë.

Duarkryq nuk kanë qëndruar as efektivët policorë të cilët kanë tentuar që përmes ujit t’i shprëndajnë protestuesit.

Protesta po zhvillohet aktualisht para Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkojë, në një deklaratë të mëhershme, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka thënë se është vetë kryeministri Edi Rama ai që është i interesuar në eskalimin e protestës.

Basha nga protesta zbulon arsyen se përse Presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve

Ilir Meta u ka bërë thirrje udhëheqësve të opozitës që ta ndalojnë menjëherë protestën para Parlamentit.

Kreu i Shtetit shton që “qytetarët të shpërndahen paqësisht”.

***

Basha fton protestuesit me dritat ndezur të nisen drejt Parlamentit.

***

Basha, mesazh ndërkombëtarëve: Ikja e Ramës, e panegociueshme

Kryetari i opozitës ju bën thirrje protestuesve të mos prekin efektivët e policisë.

“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje të mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është iligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është u pashmangshëm.

***

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në mesin e protestuesve dhe mijëra qytetarëve të ardhur në tubimin e 8-të kombëtar, Basha deklaroi se vendimi erdhi falë forcës së qytetarëve të mbledhur në shesh. Sipas Bashës verdikti i Metës ka ardhur si pasojë e besimit dhe qëndresës së palëkundur të qytetarëve kundër një regjimit monist dhe vjedhjes së votave.

Basha: Mirëmbrëma vëllezër e motra, miërmbrëma dhe mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria.

Image
Image

Gjashtë netë më parë, u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush arsyen se përse po e marr fjalëns ot. Arsyeja është se kjo javë e mbushur me zhvillime të jaashtëzakonshme në Shqipëri, në Gjermani, në Evropë të cilat janë të lidhura drfejtpërdrejt me fatin e vendit tonë… kanë marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke iu falenderuar juve që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.

Ju jeni fuqia, forca dhe në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar falë vendossshmërisë tuaj të pathyeshme, Presidenti i Reopublikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datën e planifikuar nga regjimi kriminal i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral. Për të kapur përmes një procesi monist pushtetin vendor.

(Fitore fitore fitore bërtasin protestuesit)

Vëllezër dhe motra, kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës suaj dhe besimit tuaj të palëkundur në vlera evropiane.Iahte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale.

Protesta e opozitës, kërkesa për Bashkimin Europian: Ndihmë!

Mes shumë simbolikave të protestës është sinjali SOS që protestuesit lëshojnë ndaj Bashkimit Europian, e përkthyer në "Europë na ndihmo të largojmë Ramën".

Ndërsa protestuesit e ardhur nga Fieri marshuan në bulevard me një banderolë gjigante ku shkruhej: " Fieri letër të hapur: Edi Rama shporru!".

***

Kryetari i PD dhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur marshimin e tij nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Image

Basha shoqërohet nga mijëra qytetarë si dhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike.

***

Opozita e bashkuar ka nisur protestën e 8-të kombëtare duke kërkuar largimin nga detyra të Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të lira.

 

Partia Demokratike ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore. Më herët ka dalë në një deklaratë për mediat numri 2 i kësaj force politike, Gazment Bardhi i cili përjashtoi çdo skenar dhune. Gjithashtu kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur në rrjetet sociale se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe e ka cilësuar si një fitore dhe ka ftuar të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestës e ditës së sotme për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat