Shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet/ Rama: Gabim, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor - Bota Sot
Shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet/ Rama: Gabim, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

Shqipëria

Shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet/ Rama: Gabim, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edhe pse Presidenti Ilir Meta sapo paska shfuqizuar datën e zgjedhjeve, përsëri gabim, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”.

Në fjalën e tij në një takim elektoral në Berat për zgjedhjet e 30 qershorit, Rama tha se “sapo më njoftuan se Presidenti paska shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë gjë. Nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejtësi”.

Sipas Ramës, ky është thelbi nuk ka asgjë tjetër. “As qeverinë nuk e marrin dot zvarrë as reformën në drejtësi, nuk e varrosin dot dhe në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit shqiptar”, – tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...