Basha zbulon në mesin e protestës arsyen se përse Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve

Shqipëria

Basha zbulon në mesin e protestës arsyen se përse Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 20:19
Pamje nga protesta

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në mesin e protestuesve dhe mijëra qytetarëve të ardhur në tubimin e 8-të kombëtar, Basha deklaroi se vendimi erdhi falë forcës së qytetarëve të mbledhur në shesh. Sipas Bashës verdikti i Metës ka ardhur si pasojë e besimit dhe qëndresës së palëkundur të qytetarëve kundër një regjimit monist dhe vjedhjes së votave

Basha: Mirëmbrëma vëllezër e motra, miërmbrëma dhe mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria.

Gjashtë netë më parë, u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush arsyen se përse po e marr fjalëns ot. Arsyeja është se kjo javë e mbushur me zhvillime të jaashtëzakonshme në Shqipëri, në Gjermani, në Evropë të cilat janë të lidhura drfejtpërdrejt me fatin e vendit tonë… kanë marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke iu falenderuar juve që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.

Ju jeni fuqia, forca dhe në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar falë vendossshmërisë tuaj të pathyeshme, Presidenti i Reopublikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datën e planifikuar nga regjimi kriminal i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral. Për të kapur përmes një procesi monist pushtetin vendor.

(Fitore fitore fitore bërtasin protestuesit)

Vëllezër dhe motra, kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës suaj dhe besimit tuaj të palëkundur në vlera evropiane.Iahte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat