Pas dekretit të Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, Altin Hazizaj, drejtuesi i "Qendrës për të Drejtat Njerëzore të Fëmijëve" , e këshillon Ramën të flasë me kujdes pasi Presidenti mund të vijë me një dekret të dytë për shpërndarjen e Parlamentit.
Rreth kësaj çështje foli edhe avokati Genc Gjokutaj në një lidhje telefonike për RTV Ora.
Beti Njuma: A mund të ketë një akt të dytë nga ana e Presidentit për shpërndarjen e parlamentit?
Genc Gjokutaj: Presidenti i ka kompetencat shumë të kufizuara. Se çdo të ndodhë më pas do të shohim. Në Shqipërië ka më tepër forca antikushtetuese sesa aktorë që janë në mbrojtje të Kushtetutës.